Nuk arriti dot finalen në “Fest 63”, shpërthen Devis Xherahu: S’krahasoheni me mua

vovalbania December 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk arriti dot finalen në “Fest 63”, shpërthen Devis Xherahu:  S’krahasoheni me mua

Mbrëmjen e djeshme u përzgjodhën 15 këngët finaliste që do të konkurrojnë në natën finale të Festivalit të Këngës, një vendim që ka sjellë reagime të shumta nga pjesëmarrësit.

Jo të gjithë e kanë pritur mirë përzgjedhjen e jurisë, e një ndër to është edhe Devis Xherahu, i cili konkurroi me këngën “Ka momente”.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xherahu shprehu pakënaqësinë e tij për vendimin e jurisë, duke e cilësuar si të padrejtë.

“Kënga ime ishte ndër pesë këngët më profesionale dhe më të realizuara, por mbrëmë juria vendosi të më ndalojë padrejtësisht,” tha këngëtari.

Në vijim, Xherahu kritikoi ashpër jurinë, duke e cilësuar si “më të dobëtën dhe më jo-profesionalen” që ka parë deri më tani.

Ai shtoi gjithashtu se mungesa e profesionalizmit të jurisë është një nga arsyet kryesore pse shumë artistë kanë braktisur festivalin vitet e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE