Egli e refuzoi, Xumi s’dorëzohet: “Doja të martohesha në Tropojë, por pashë Eglin…”

vovalbania December 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egli e refuzoi, Xumi s’dorëzohet: “Doja të martohesha në Tropojë, por pashë Eglin…”

Xum Allushi vazhdon me përpjekjet për të fituar zemrën e Egli Takos.

Në një bisedë me Gilin, ai shprehu hapur admirimin e tij për Eglin, duke e quajtur “vajza më e bukur në botë”.

“Do mbaroj pas asaj. O sa e bukur që është. Ajo është goca më e bukur në botë,” tha Xumi, duke i bërë të qarta ndjenjat e tij për të.

Megjithatë, Egli ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, duke i bërë me dije Xumit se nuk ka ndjenja për të dhe nuk është e interesuar për një romancë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Pavarësisht refuzimit të saj, Xumi nuk është dorëzuar. Në një tjetër bisedë me banorët, ai deklaroi:
“Deri para se të hyja këtu kisha qejf t’u martosha në Tropojë, por kur hyra këtu pashë Eglin nuk e di nga është, por nga kudo që të jetë…”

Mbetet e paqartë nëse ndjenjat e Xumit janë të sinqerta apo pjesë e një strategjie për lojën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE