Luiz Ejlli u akuzua se e bëri për përfitime këngën për Martinin, zbulohet e vërteta!
Mbrëmjen e djeshme, Luiz Ejlli bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Instagram dedikimin përmes një kënge për të ndjerin Martin Cani.
14-vjeçari u vra nga bashkëmoshatari i tij me thikë disa javë më parë, ndërsa familja e tij vazhdon të kërkojë drejtësi për ngjarjen e rëndë.
“Për Martinin” titullohet projekti muzikor i Luiz Ejllit, i cili përpos mbështetjes së madhe, ka marrë disa kritika në rrjet.
Një pjesë e komentuesve kanë kritikuar Luizin, pasi sipas tyre, ai vetëm po përfiton të ardhura dhe vëmendje nga kjo situatë.
Megjithatë, këto komente bien poshtë menjëherë, pasi Luizi jo vetëm që nuk e ka bërë këtë këngë për vëmendje dhe përfitime monetare, por ai ka hapur një llogari të re në YouTube, në emrin e të ndjerit Martin Cani, aty ku ka publikuar këngën, dhe çdo e ardhur nga kjo platformë do të shkojë vetëm për familjen e tij!
Dedimimi “Për Martinin” ka gjeneruar deri më tani 160 mijë shikime, ndërsa llogaria e hapur në emër të tij nga Luizi, për t’i ardhur në ndihmë familjarëve, ka shkuar në 1400 abonime, në më pak se 24 orë.