Mes aludimeve, Jozi i bën pyetjen e papritur banorit: “A mund të të marr për burrë?”

vovalbania January 16, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes aludimeve, Jozi i bën pyetjen e papritur banorit: “A mund të të marr për burrë?”

Një moment i tensionuar mes dy banorëve të “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditën e sotme.

Gjatë një bisede në dhomën e grimit, Gjesti ka shprehur mendimin e tij për Jozin, duke e kritikuar për aftësitë e tij në lojë dhe duke e vënë në dyshim që do të arrijë të shkojë më tej. Ai tha:

“Ti këndo sa më shumë, që të të ecë muzika jashtë, sepse as konstruktin s’e ke për këtë lojë” – duke krijuar një atmosferë tensioni.

Jozi i ka kaluar këto moment me ironi, duke i përgjigjur: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”

Kjo përballje ka nxitur diskutime mes banorëve, por edhe ka shkaktuar reagime të forta nga ndjekësit që i ndjekin me kujdes çdo hap të banorëve.

Ndërkohë, jashtë shtëpisë, janë bërë disa akuza të forta ndaj Jozit, duke aluduar për orientimin e tij seksual.

Këto publikime kanë shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë ngritur pyetje për etikën e tyre dhe ndikimin që mund të kenë te Jozi dhe familja e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66132 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE