Hatërmbetje? Eduarti zbulon pse ai dhe Arbana u larguan nga “Top Channel”

vovalbania January 17, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hatërmbetje? Eduarti zbulon pse ai dhe Arbana u larguan nga “Top Channel”

Regjisori i njohur Eduart Grishaj ka zbuluar detaje mbi projektin e tij më të ri kinematografik, filmin “Pasaporta”, i cili do të ketë premierën më 17 janar, njëkohësisht në Shqipëri dhe Kosovë.

Në një intervistë televizive, Grishaj foli për rëndësinë e këtij projekti dhe arsyen që qëndron pas shkëputjes së tij dhe partneres së tij, Arbana Osmanit, nga projektet televizive.

Grishaj theksoi se vendimi për të bërë një pauzë nga televizioni ishte i menduar dhe i pavarur:
“Pas shumë viteve në televizion, menduam se ishte momenti i duhur për të bërë diçka tonën, për kënaqësinë dhe dëshirën tonë. Filmi ‘Pasaporta’ është një projekt që e kemi dashur dhe do të vijojë me një sezon tjetër pas një shkëputjeje të shkurtër,” deklaroi ai.

Regjisori sqaroi se ky vendim nuk kishte të bënte me ndonjë pakënaqësi ndaj televizionit apo bashkëpunëtorëve:
“Kjo pauzë ishte e nevojshme për ne dhe nuk lidhet me asgjë tjetër. Është thjesht një hap që deshëm ta ndërmerrnim.”

Rikthimi në televizion?
Edhe pse i përqendruar tek filmi, Grishaj nuk e përjashtoi mundësinë e një rikthimi në ekranin televiziv:
“Gjithmonë kam synuar të miksoj pasionet e mia. Pas këtij filmi, ndoshta do të rikthehem në televizion,” u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66123 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE