Gjesti habit me deklaratën për Eglin: “Hej Zot, nuk e meritoj…”

vovalbania February 01, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjesti habit me deklaratën për Eglin: “Hej Zot, nuk e meritoj…”

Gjatë një bisede me G Banin në “shpellën” e improvizuar të Big Brother VIP, Gjesti foli me admirim për Egli Takon, duke e quajtur një “super vajzë” dhe duke pranuar se nuk e meriton.

Hej Zot, çfarë është kjo Egli. Super vajzë. Nuk e meritoj!” – tha ai, ndërsa G Bani e përforcoi duke shtuar: “Shumë e mirë, është sjellë shumë mirë.”

Gjesti vazhdoi të shprehte dyshimet e tij, por G Bani e inkurajoi: “E meriton. Nga momenti që të do, ti e meriton.”

Ndërsa biseda vijoi, G Bani sugjeroi se lidhjet e krijuara brenda shtëpisë mund të kenë ndikim të përhershëm. “Do Zoti përfundoni bashkë,” i tha ai, ndërsa Gjesti e falënderoi dhe i uroi fat edhe atij.

Biseda u zhvillua ndërsa Gjesti, Klajdi, G Bani dhe Rozana ndodhen të izoluar në shpellë pas zarfit të zi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE