Do largohej nga Big Brother për Eglin? Gjesti habit me përgjigjen e tij

vovalbania February 01, 2025 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do largohej nga Big Brother për Eglin? Gjesti habit me përgjigjen e tij

Në shpellë, katër banorët – Gjesti, Bani, Rozana dhe Klajdi – u përfshinë në një lojë pyetjesh, ku secili duhej të jepte përgjigje të sinqerta për situata të ndryshme brenda shtëpisë.

Një nga pyetjet iu drejtua Gjestit: nëse ai dhe Egli do të përballeshin kokë më kokë në nominim, a do të sakrifikonte lojën për dashurinë, duke i lënë asaj mundësinë për të vazhduar?

Pa hezitim, Gjesti u përgjigj me një “jo” të prerë, duke shpjeguar se ai e konsideron veten më të fortë se Egli dhe nuk sheh arsye për të lënë garën për një lojtare më të dobët.

Sipas tij, me shanset e larta për të fituar, nuk do të bënte një lëvizje që mund t’i kushtonte fitoren.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE