Çudit Cristiano Ronaldo: “Jam futbollisti më i mirë në histori”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Çudit Cristiano Ronaldo: “Jam futbollisti më i mirë në histori”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2025/02//cudit-cristiano-ronaldo-jam-futbollisti-me-i-mire-ne-histori.jpg)
Debati mbi lojtarin më të mirë në histori të futbollit mbetet i hapur, me emra si Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Pele dhe Maradona që dominojnë diskutimet.
Së fundmi, Ronaldo ka deklaruar për “La Sexta” se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, duke argumentuar se është më i kompletuari: i shpejtë, i fortë, me kërcim të lartë dhe gjuajtje të fuqishme me të dyja këmbët.
Ai pranoi se preferencat ndryshojnë – disa mund të vlerësojnë teknikën e Messi-t, stilin e Pele-së apo shpirtin luftarak të Maradonës – por beson se askush nuk e përfshin futbollin në tërësinë e tij si ai.
“Jam më i kompletuari dhe për këtë jam krenar,” tha Ronaldo, duke sfiduar rivalët e tij legjendarë.