Rreth 7700 tërmete ditët e fundit në Greqi, a rrezikon Shqipëria? Flet sizmologu
Sizmologu Rrapo Ormëni ka folur ditën e sotme për situatën e vështirë në Greqi, ku së fundmi kanë rënë mbi 7000 mijë tërmete, dhe a rrezikon të preket edhe Shqipëria.
I ftuar në Report Tv, Ormëni u shpreh se momentalisht Shqipëria nuk rrezikon të preket nga tërmetet.
“Kur tërmetet përqendrohen në një zonë të caktuar ose e dimë që kjo zonë ka një histori të shkuar tërmetesh atëherë mund të gjykojmë se sa të rrezikshëm janë”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.
Sipas tij, tërmeti 6.4 ballë që ra në Durrës në 2019-ën, është tërmet që mund të bjerë në të njëjtën zonë njëherë në 100 vjet.
“Në zonë kemi një grumbuj tërmetesh, nuk kemi një tërmet kryesor apo një tërmet të madh që mund të rizgjojë vullkanin, pasi duhet një kohë e gjatë që të akumulohet në atë zonë”, shtoi ai.