Paditet këngëtarja Dua Lipa

vovalbania March 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paditet këngëtarja Dua Lipa

Artistja e njohur akuzohet për plagjiaturë për hitin “Levitating”

Këngëtarja e famshme Dua Lipa është paditur nga grupi muzikor Artikal Sound System pasi ata akuzojnë artisten se ka kopjuar këngën e tyre për hitin “Levitating”. Grupi i zhanrit ‘reggae’ pretendon se kënga “Levitating”, është një ripërsëritje e drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life” dhe sipas tyre, kjo nënkupton shkelje të së drejtës së autorit.

Anëtarët e grupit, paraqitën në gjykatën federale të Los Anxhelosit padinë kundër artistes me origjinë shqiptare.

“Duke pasur parasysh shkallën e ngjashmërisë, ka shumë pak gjasa që “Levitating” të jetë krijuar në mënyrë  origjinale”, deklaroi grupi. Paditësit kërkuan kompensim monetar, pasi mendojnë se kanë të drejtë të ndajnë fitimet nga  këngëa “Levitating”.

Megjithatë, komentuesit në  mediat sociale  i kanë dalë në mbrotje Duas, duke thënë se nuk është e njëjta këngë. Dua publikoi albumin e saj të fundit “Future Nostalgia” në vitin 2020, por  këngëtarja është shprehur se nuk e kishte parashikuar kurrë që “Levitating” do të bëhej një hit kaq i madh.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE