Pamje ekskluzive nga Gold Room, a duken të kënaqur konkurrentët e “Dancing with the Stars” me performanct e tyre?
Vetëm pak më parë ka nisur nata e parë e spektaklit më të populluar të kërcimit në Shqipëri dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars”, show-n magjik më të përfolur të momentit.
Tashmë i njohim të gjithë ‘Yjet’ dhe balerinët profesionistë që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm. Ashtu siç dihej prezantuesja është Bora Zemani, e cila shkëlqeu në performancën e kërcimit të saj. Pas performancës, në Gold Room i pret moderatori Eno Popi së bashku me të gjithë konkurrentët e tjerë, për të treguar të gjitha emocionet dhe ndjesitë që kalojnë në skenë dhe gjithashtu më kryesoren për të marrë gjykimin e jurisë nëpërmjet pikëve.
Pamje ekskluzive për TAR kanë ardhur nga ambjenti i Gold Room. Si mendoni a duken të kënaqur apo jo konkurrentët për performancat e tyre?
Juria, e cila përbëhet nga Dalina Buzi, Valbona Selimllari, Armand Peza dhe Kledi Kadiu kanë nisur nga gjykimi i tyre natën e sotme për konkurrentët duke dhënë një vlerësim sa më të drejtë për ta.
Çiftet na kanë dhuruar emocione të forta deri më tani, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike kanë një qëllim të vetëm, fitoren.
Nga mbrëmja e sotme dhe çdo të premte, “Dancing with the Stars” ekskluzivisht vetëm në Top Channel.