Kriza energjitike prek edhe kompanitë e njohura të modës, Valentino fik dritat e dyqaneve…
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kriza energjitike prek edhe kompanitë e njohura të modës, Valentino fik dritat e dyqaneve…](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//kriza-energjitike-prek-edhe-kompanite-e-njohura-te-modes-valentino-fik-dritat-e-dyqaneve.jpg)
Kriza energjetike nuk ka kursyer as kompanitë e njohura të modës. Marka italiane Valentino ka vendosur të fikë dritat në dyqanet e saj herët gjatë natës për të kursyer energji dhe për të dhënë një sinjal ndërgjegjësues përballë krizës energjetike që ka përfshirë botën.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/kriza-energjitike-prek-edhe-kompanite-e-njohura-te-modes-valentino-fik-dritat-e-dyqaneve-63411efc6390f.jpg)
Kompania ka bërë të ditur se dritat në rreth 95 butikë të Valentino-s anembanë globit do të fiken çdo natë në orën 22:00. Përmes këtij vendimi kompania italiane vlerëson se do të ketë një ulje ditore të konsumit të energjisë prej mbi 800 kilovat për orë. Por Valentino nuk është e vetmja që ka ndërmarrë një hap të tillë. Muajin e kaluar Louis Vuitton bëri të ditur se do të fikë dritat në dyqane më herët se sa zakonisht duke filluar me dyqanet e saj në Francë. Këto plane janë vetëm disa nga masat që po ndërmerren kudo në botë për të kursyer energji.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10/kriza-energjitike-prek-edhe-kompanite-e-njohura-te-modes-valentino-fik-dritat-e-dyqaneve-63411efcc5f94.jpg)
Rikujtojmë, se Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mblodhi dje Bordin për çështjen e çmimit të energjisë elektrike, pasi qeveria vendosi mosaplikimin e fashës për abonentët familjarë. Kreu i ERE, Petrit Ahmeti tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk ndryshon për muajin tetor dhe se mbetet 2.6 lek për kwh, ndërsa tha se vendimi nëse çmimi ndryshon muajin e ardhshëm do të bëhet në fund të muajit, pasi në fund të muajit lexohet përcaktimi i tarifës mbi koston. Ndër të tjera Ahmeti tha se nuk ka asnjë arsye që çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri të bëhet më i larti në rajon.