Policia spanjolle shkatërron një rrjet trafikantësh shqiptarë!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia spanjolle shkatërron një rrjet trafikantësh shqiptarë!

Shkatërrohet një bandë shqiptare e trafikut të qenieve njerëzore, që përmes Spanjës dërgonte ilegalisht emigrantë në Britaninë e Madhe. Oficerët punuan për mbi një vit për të identifikuar drejtuesit e rrjetit të trafikantëve. Në javën që po lemë pas u kryen 7 arrestime, të gjitha në Spanjë. Besohet se emigrantët, gjithashtu shqiptarë paguanin nga 15 mijë euro secili, për të hyrë në Britani në mënyrë të paligjshme.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

Gjatë aksionit të përbashkët të Gardës Civile të Spanjës (Guardia Civil) dhe Agjencisë Kombëtare britanike të Krimit (NCA) u arrestuan shtatë të dyshuar si pjesë e një organizate të rëndësishme kriminale. Rrjeti ka transportuar emigrantë shqiptarë, ndër ta edhe fëmijë, duke i hipur si pasagjerë të paidentifikuar në bordet e trageteve e të anijeve tregtare, me destinacion Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave, shumica e të arrestuarve, ndër ta edhe dy të pandehurit si drejtues të bandës, janë shtetas shqiptarë. Këta të fundit u prangosën në fillimjavë në aeroportin e Madridit kur po hipnin në avion për të fluturuar drejt Shqipërisë.

Drejtuesi rajonal i NCA-së, Steve Reynolds, deklaroi:

Trafikantët e qenieve njerëzore venë në rrezik jetën e njeriut, ndaj ka prioritet shkatërrimi i rrjeteve kriminale si ky.

Ky rrjet trafikantësh mendohet se ka qenë aktiv që nga viti 2014 dhe “rekrutonte” emigrantë nga Shqipëria ose nga qendrat e strehimit të refugjatëve, në veri të Spanjës.

Për çdo shqiptar që transportonin, ata kërkonin 15.000 euro. Metodat që përdornin për t’i fshehur njerëzit në borde, përbëjnë rrezik për jetën dhe pacënueshmërinë fizike të emigrantëve, ndër të cilët ka patur edhe të mitur.

Ende nuk ka një shifër për numrin e saktë të emigrantëve që ka trafikuar kjo bandë për në Britaninë e Madhe. Deri tani janë identifikuar 50 të tillë. Gjatë aksionit, policia spanjolle sekuestroi telefona, kompjutera, karta bankare, shuma parash, si dhe karta identiteti e pasaporta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE