Turqia pret fluks turistësh për dimër!

vovalbania October 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia pret fluks turistësh për dimër!

Kompanitë turke të udhëtimit janë duke pritur fluks të turistëve europianë në muajt në vijim, pas heqjes së kufizimeve të vendosura për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë. “Këtë dimër presim më shumë turistë se në vitin e shkuar”, – deklaroi Cem Polatoglu, zëdhënës i Asociacionit të Operatorëve të Udhëtimit në Turqi.

Gjatë pandemisë, njerëzit nuk kanë shkuar në pushime. Tani që janë hequr kufizimet, shumë turistë ndihen sikur të jenë “liruar nga zinxhirët””. Përveç kësaj, edhe rritja e çmimeve të energjisë në Europë është duke ndikuar në rritje të rezervimeve në sezonin e dimrit, sidomos në rajonet me kosto të lirë. Eshtë shumë mirë për sektorin e turizmit që turistët europianë, sidomos pensionistët, preferojnë pushime të gjata në Turqi gjatë muajve të dimrit, për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror.

Të dhënat turke tregojnë se kërkesa është rritur nga qytetarët e shteteve si Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda. Në Turqi, autoritetet inkurajojnë njerëzit të rezervojnë pushimet e tyre gjatë muajve të dimrit, pavarësisht inflacionit global.

Ka zhvillime si rritja e çmimeve të naftës, të energjisë, ka krizë të ushqimit, e cila ndikon në çmimet e hoteleve dhe në buxhetin e njerëzve për udhëtime. Por, pavarësisht këtyre faktorëve, shkalla e rezervimeve është në të njëjtën linjë me pritshmëritë e departamentit për turizëm. Një tjetër shtysë për të vizituar Turqinë është edhe zhvlerësimi i lirës turke në nivel rekord. Për disa turistë më të leverdishme janë pushimet në hotele me pesë yje në Turqi, se jetesa në Europë.

Ata janë më komod se në shtëpi.

Sipas Ministrisë turke për Kulturën dhe Turizmin, më shumë turistë kanë shkuar në Turqi në tetë muajt e këtij viti se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rreth 29.3 milion persona besohet se kanë bërë pushimet e tyre në periudhën janar-gusht të këtij viti në Turqi, çka përbën rritje me 108 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Më shumë udhëtarë janë regjistruar nga Gjermania, 3.9 milion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE