Rafael Nadal dhe bashkëshortja e tij bëhen prindër për herë të parë!
Rafael Nadal Parera është një tenist spanjoll. Ai aktualisht renditet në vendin e dytë në botë nga Shoqata e Profesionistëve të Tenisit. Ai është renditur nr. 1 i botës për 209 javë dhe ka përfunduar pesë herë si nr. 1 i fundvitit.
Pasditen e së shtunës, në Palma de Mallorca, ai u bë baba për herë të parë, me një djalë që do të mbajë emrin e tenistit. Kampioni 22-herë i Grand Slamit, prej muajsh është duke e vëzhguar gjendjen e gruas së tij, Maria Perello.
Në fakt, ai ishte i pranishëm vetëm për një ditë në Laver Cup të fundit, sepse lindja mund të kishte ndodhur në çdo moment. Në qershor u njoftua se Rafa Nadal dhe Xisca Perello do të bëheshin prindër. Çifti kishte preferuar ta mbante lajmin larg zhurmës mediaike, ndonëse në gusht u zbulua se Perello ishte shtruar në një klinikë private për shkak të komplikimeve në shtatzëni.
Fatmirësisht, as shëndeti i nënës dhe as i foshnjës nuk ishin në rrezik, por mjekët shqyrtuan mundësinë e operimit të Perellos. U rekomandua që ajo të pushonte absolutisht dhe të qëndronte në spital. Tashmë, çifti më në fund festojnë momentin e lumtur pas disa muajsh të vështirë.