Ribashkohen yjet e “Back to the Future” pas 37 vitesh, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd emocionojnë fansat me përqafimin e tyre!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ribashkohen yjet e “Back to the Future” pas 37 vitesh, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd emocionojnë fansat me përqafimin e tyre!

Yjet e filmit “Back to the Future”, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd, janë takuar këtë fundjavë në festivalin ‘Comic Con’ në New York. Edhe 37 vite pasi u publikua trilogjia fantastiko-shkencore e regjisorit Robert Zemeckis, aktorët morën pjesë në një nga panelet, duke folur për miqësinë e tyre, karrierën dhe xhirimet e sagës ikonike. Michael është shprehur i emocionuar:

Pjesa më e mirë e këtij filmi ishte puna me Chris. Ai është thjesht i shkëlqyer.

Ndër të tjera, Fox ka folur edhe për sëmundjen nga e cila vuan prej më shumë se 30 vitesh. Kujtojmë se në moshën 29-vjeçare, kur karriera e tij profesionale ishte në kulmin e saj, ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. Pavarësisht vështirësisë për të ecur dhe për të qëndruar në këmbë, aktori në fund përqafoi kolegun e tij dhe publiku e përshëndeti atë moment emocionues duke u ngritur në këmbë. Videoja e këtij momenti prekës i përloti shumë nga shikuesit. Disa nga komentet pas videos ishin:

Michael është shumë i guximshëm.

Nuk mund të ndaloj së qari.

Është kaq e vështirë të shohësh Marty-n në këtë gjendje.

The best.

Michael J. Fox and Christopher Lloyd were reunited today in New York City at Comic Con…
pic.twitter.com/lD8BGkswBW

— Rex Chapman🏇🏼 (@RexChapman) October 9, 2022

 

Sëmundja Parkinson është një çrregullim progresiv i sistemit nervor që e prek lëvizjen. Simptomat fillojnë gradualisht, nganjëherë duke nisur me dridhje vetëm në njërën dorë që vërehet me vështirësi. Krahas dridhjeve, shkakton edhe ngurtësi ose lëvizje të ngadalta. Në stadet e hershme, fytyra mund të tregojë pak ose aspak mimikë.

Krahët mund të mos lëkunden gjatë ecjes, të folurit bëhet i paqartë. Simptomat përkeqësohen me përparimin e sëmundjes. Sëmundja Parkinson nuk ka shërim, por ka terapi që e përmirësojnë gjendjen. Në raste të caktuara, është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në tru.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65816 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE