Disa kilogramë më shumë askujt nuk i bëjnë dëm ose të paktën kështu mendon Rosie Huntington-Whiteley!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Disa kilogramë më shumë askujt nuk i bëjnë dëm ose të paktën kështu mendon Rosie Huntington-Whiteley!

Njihet si një nga ish engjëjt e Victoria’s Secret dhe si partnerja e aktorit të njohur Jason Statham. Tashmë nënë e dy fëmijëve, Rosie Huntington-Whiteley iu rikthye seteve të pozimit me të brendshme, duke treguar se pavarësisht një rrumbullakosjeje të linjave të saj, ato sërish janë perfekte.

Rosie na ka treguar se ndihet shumë mirë kështu siç është dhe në fakt, komentet nga fansat e modeles ishin nga më pozitivet. 35 vjeçarja ishte në xhirime për të kremtuar 10-vjetorin e bashkëpunimit të saj me M&S. Modelja u katapultua drejt famës pas pjesëmarrjes në një sërë spektaklesh të Victoria’s Secret nga 2006 deri në 2010, duke u bërë një nga engjëjt më të lakmuar të saj. Ajo ka dy fëmijë me Jason Statham, djalin 5-vjeçar Jack dhe vajzën Isabella, 6-muajshe.

Në një intervistë për “The Sun”, sjellim në vëmendje se modelja bukuroshe ka shprehur më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me aktorin e “Fast and Furious”. Sipas saj ai është mbrojtësi i saj më i madh, si dhe i është bërë mentor gjithashtu. Rosie është shprehur duke thënë se janë të dy tipa mjaft ambiciozë dhe se janë shumë të emocionuar për jetën që kanë.

Rosie e cilësoi aktorin si mbrojtësin e saj më të madh dhe se do të dëshironte që edhe partneri i saj të mendonte të njëjtën gjë për të. Ndërkaq, pas vitesh ballafaqimi me aknet dhe shpërthimet e lëkurës, sipërmarrësja e bukurisë dhe supermodelja e përshkruan lëkurën e saj si “një objektiv lëvizës që ndryshon çdo ditë”. Bazuar në përvojën e saj, Rosie ndan këshillat, produktet dhe pajisjet që përdor për të qetësuar, balancuar dhe pastruar lëkurën e fytyrës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE