Pandemia është ‘zbutur’, 44% e popullsisë e vaksinuar plotësisht!
Pandemia COVID-19 është zbutur në vendin tonë, i cili numëron sot 380 individë të diagnostikuar nga testimet dhe vetëm 4 të shtruar në spital.
Në këtë situatë, edhe vaksinimet që kryen në qendrat shëndetësorë po ecin më një ritëm më të ngadaltë.
Në të dhënat që administron Ministria e Shëndetësisë, deri më sot janë kryer 2. 973. 000 vaksina, ose 7300 doza më shumë se në datën 1 tetor. Pra, mesatarja ditore e vaksinimeve arrin në 610.
Me këtë sasi vaksinash, rezulton se 46.8% e popullsisë kanë bërë vetëm një vaksinë, ndërsa 44.2% e saj rezulton plotësisht e vaksinuar, pa marrë në konsideratë dozën e tretë e cila i kërkohet një grupi më të vogël njerëzish.
Ndërkohë, në shkallë botërore, me një dozë është vaksinuar 68% e popullsisë.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të imunizohen nga COVID-19, duke injektuar njërën nga 4 vaksinat që qendrat e vaksinimit kanë në dispozicion.