Plagoset me armë zjarri 19-vjeçari në Vlorë pas një konflikti, në kërkim autori!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plagoset me armë zjarri 19-vjeçari në Vlorë pas një konflikti, në kërkim autori!

Një konflikt mes dy të rinjve në Vlorë, ka përfunduar në përdorimin e armës së zjarrit, ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar.

Sebastian Jallaj, ka mbetur i plagosur në këmbë në fshatin Llakatund të Vlorës dhe është paraqitur i dëmtuar në spital.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 19-vjeçari, ka pasur debate më një person dhe është paraqitur në fshatin Llakatund me makinën tip “Benz A Class”. Sapo ka dalë nga makina, ka nisur konflikti mes dy personave dhe autori ka plagosur me armë zjarri 19-vjeçarin.

Autori është në kërkim nga policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e konfliktit mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE