Pa kualifikim dhe arsimin përkatës, qeveria “reformon” inspektimin publik, synohet hartimi i një ligji të ri

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pa kualifikim dhe arsimin përkatës, qeveria “reformon” inspektimin publik, synohet hartimi i një ligji të ri

Teksa forca ndëshkuese e ligjit për bizneset po ashpërsohet, vetë shteti e pranon se ata që vendosin gjobat nuk po e bëjnë punën e tyre siç duhet. Qeveria nxjerr zbuluar të gjithë mangësitë e trupave inspektuese.

Një mal me probleme që gati pamundësojnë parandalimin e rreziqeve, garantimin e konkurrencës dhe disiplinën fiskale.

Kapacitete institucionale të pamjaftueshme, bashkëpunim i dobët mes institucioneve, mungesë e kushteve të punës, pajisje dhe materiale laboratorike, si dhe trupa inspektimi të pa kualifikuara, pa arsimin përkatës.

E gjitha kjo kombinohet me mungesë transparence gjatë veprimtarisë së inspektimit në subjekt.

Nisur nga këto gjetje, qeveria po planifikon ndryshime rrënjësore në ligjin për Inspektimin Publik. Sipas dokumentit të hedhur për konsultim publik, synon që brenda viti 2025 të arrihet krijimi i një infrastrukture digjitale, garantimin e pavarësisë funksionale të inspektorateve, reduktimin e numrit të inspektimeve te bizneset me 60 për qind, si dhe zgjerimi i trupës inspektuese me 3 deri në 5 anëtarë.

Por për arritjen e këtyre synimeve qeveria është e qartë që i duhet ose një ligj totalisht i ri dhe i zbatueshëm, ose ndryshimi i ligjit aktual dhe vendosja e sistemit me grada për inspektorët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE