Humbje e madhe/ Ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore të Shqipërisë (Emri+FOTO)
Ka ndërruar jetë këngëtarja e njohur e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Shqiponja Lela. Këngëtarja vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo ka lënë pas një vajzë, të quajtur Lela.
Por kush ishte Shqiponja Lela?
Mbiemri Lela thotë shumë kur bëhet fjalë për muzikën popullore. Shqiponja ishte vajza e ikonës së muzikës popullore, Myslym Lela, i cili është konsideruar një gjigant i bindshëm i tingullit popullor shqiptar.
Shqiponja Lela njihet më së shumti si anëtare e ansamblit të familjes Lela e cila bëri turne jashtë shtetit dhe regjistroi albumin Polyphonies vocales et instrumentales d’Albanie në vitin 1992.
Përveç punës së saj me këtë grup ajo ka incizuar edhe me emrin e saj, e specializuar në këngët e dasmës popullore të Shqipërisë së Mesme.
Disa nga këngët e kënduara nga Shqiponja që do të mbeten në mendjen e çdokujt: