Kur vjen puna te rregullat në shtëpinë e saj Kim Kardashian nuk toleron as fëmijët!
Të vizitosh shtëpinë e Kim Kardashian nuk është edhe aq e lehtë, pasi 41-vjeçarja ka vendosur rregullat e saj jo vetëm për këdo që hyn, por edhe për fëmijët e saj. Të gjithë të ftuarit e yllit televiziv janë të detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje private, në të cilën zotohen të mos zbulojnë asnjë nga bisedat që kanë me të brenda shtëpisë së saj.
Shumë nga rregullat kanë të bëjnë thjesht me mbajtjen pastër të vendit. Fëmijët nuk lejohen të luajnë në dhomën e ndenjes. Askush nuk mund të bëjë një foto nga brenda shtëpisë së saj. Jo vetëm që askush nuk lejohet të mbajë një telefon teksa konsumohet një vakt me familjen ose miqtë, por Kim Kardashian ka vendosur kohë specifike kur fëmijët e saj mund të prekin celularët e tyre. Nuk ka bizhuteri në rezidencë. Ky rregull u vendos pasi Kardashian u grabit me armë në një hotel në Paris.
Kardashian gjithashtu është shumë e rreptë me rregullat që vendos edhe për pasagjerët e avionit të saj privat, ndërsa nuk bën përjashtim as për familjarët e saj. Bukuroshja i ndalon pasagjerët që të përdorin krem nxirës dhe të ulen në sediljet e avionit të saj me vlerë 150 milionë dollarë. Ky informacion erdhi për publikun, pas shfaqjes së një episodi të reality show-t “The Kardashians”.
Më konkretisht, Kylie Jenner i tha Kim Kardashian, përmes FaceTime, se ajo do të merrte një nxirje të shpejtë me sprajt para fluturimit të tyre. “A i ke parë sediljet prej kashmiri?” iu drejtua Kardashian. Kim ndërkaq ka reaguar së fundmi me një seri postimesh në InstaStory, duke dalë në mbrojtje të reperit Gunna i cili po qëndron i burgosur. Ylli i “The Kardashians” u shpreh se 29-vjeçari po mbahej brenda pa prova, pasi ai u akuzua në muajin maj me bashkëpunëtorin e tij, Young Thug, 31 vjeç dhe 26 të tjerë për vrasje dhe grabitje me armë.