Festa e “Top Media”/ Ditëlindja e Tanit shënon nisjen e sezonit të ri televiziv në Top Channel

vovalbania October 17, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Festa e “Top Media”/ Ditëlindja e Tanit shënon nisjen e sezonit të ri televiziv në Top Channel

Ky 16 tetor, përveçse një festë në kujtim të ditëlindjes së themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxhës, një traditë për familjen e madhe të Top medias, këtë vit ishte dhe një festë me një domethënie më të fortë për familjen e ngushtë Hoxha, e cila qëndron sot në krye të televizionit.

Administrimi i përditshëm i Top Channel nga Lori Hoxha ishte motivi i ri i festës së 16 tetorit të këtij viti.

Me premtimin për të bërë krenar të atin, Lori në një letër drejtuar tij tregon se vendi që ka lënë Tani është shumë i madh, por që ajo ka mision për ta çuar ëndrrën e Tanit përpara.

“Çfarë nderi, çfarë kënaqësie e çfarë privilegji! Çfarë vështirësie çfarë lufte, çfarë bekimi e çfarë mallkimi paska qenë të vija në jetë si vajza e Dritan Hoxhës. U zgjova sot me ditën tënde që ka vite që nuk e festojmë më bashkë. U zgjova sot me mall por edhe me inatin që nuk më përgatite e të ma kaloje stafetën ti. Megjithëse dyshoj që do ma kaloje kaq heret sepse sot do të ishe vetëm 54 vjeç, por ja ku jmi stafetën e mora vetë me dëshirë e më luftë. Nuk mbaj mend asnjë ditë në jetën time që nuk më krahasojnë me ty. Megjithëse se unë kam besim se ajo çfarë jkemi të përbashkët dhe që nuk e luan as topi, është dashuria që kemi për Top Channel. Di të them se misioni i jetës time është ta çoj para ëndrrën tënde. Do të ishte zhgënjyese për mua të më jepej kjo mundësi jete e të mos bëja maksimumin tim.”- tha Lori Hoxha

“Unë jetoj me kujtimin tënd”, mbyll Lori letrën e saj në të cilën midis të tjerave dallon shpresa dhe frymëzimi, njëjtë si në vitin 2001 kur Tan Hoxha krijoi Top Channel.

“Nëse Tani do të ishte këtu një gjë do të ishte e sigurt, do t’ju kapte të gjithëve përqafe e do të pinte e të kërcente me të gjithë.”-tha Eno Popi.

“Tani është këtu por mbi të gjitha është qejfi për të ndarë me njëri tjetrin disa emocione përtej punës. Trendi e bëjnë njerëzit që vijnë aty e që janë në këtë sallë duke kërcyer e duke dhuruar energji pozitive. “- tha Ledion Liço.

Top Media feston në kujtim të Tanit çdo ditë me përkushtimin në punë, por edhe më shumë në datën e lindjes së gjeniut që bëri revolucion mediatik, një festë e madhe në familje siç e organizonte gjithmonë ai.

“Top Channel do të vazhdojë të jetë zëri i të gjithë shqiptarëve, për të sjellë ndryshimin që ka nevojë Shqipëria për të qenë një vend më i mirë për të gjithë ne”

Ky është vetëm fillim sezoni në Top Channel, ashtu siç do dëshironte Tani.. kështu që qëndroni në Top Channel!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE