Zbuloni 10 yjet e showbiz-it shqiptar dhe të huaj që kanë guxuar të pozojnë nudo të paktën një herë!
Disa persona e konsiderojnë pozën nudo tabu, e disa të tjerë mendojnë se trupi i njeriut është art dhe nuk ka asgjë të keqe në një pozë nudo. E teksa në vitin 2022 ende të pozosh nudo është turp, këto 10 yjet e showbiz-it shqiptar dhe të huaj kanë guxuar me poza të tilla.
Jennifer Aniston, aktorja shumë e dashur ka pozuar nudo pa ngurruar aspak, me ‘veshjen’ e vetme, një kollare për burra. Motrat Hadid, shumë herë e kanë treguar se janë të guximshme me veshjet e tyre, dhe me sa duket ato nuk ngurrojnë as të pozojnë nudo poashtu. Vetëm pak javë më parë, Bella dhe Gigi kanë pozuar nudo së bashku, me aksesorët e vetëm dy çanta, një mollë dhe një gjarpër. Celine Dion, gjithashtu ka pozuar nudo në një foto ku qëndron e ulur në karrige, të cilën e ka postuar faqja zyrtare e Vogue. Ariana Grande, një tjetër yll i showbiz-it të huaj që ka pozuar nudo, me trupin dhe flokët e saj të lyer me bojra.
Për sa i përket vajzave shqiptare, një nga ato që ka pozuar nudo është pikërisht ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani. Një tjetër yll, Rita Ora ka postuar nudo verën e shkuar, teksa edhe Dua Lipa ka postuar nudo teksa mbante një kitarë përpara saj. As Bleona Qereti dhe Dafina Zeqiri nuk kanë ngurruar të postojnë nudo poashtu. /VOV ALBANIA MAGAZIN