Tritol në derën e dyqanit kozmetik, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Tritol në derën e dyqanit kozmetik, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/10//tritol-ne-deren-e-dyqanit-kozmetik-cfare-ndodhi-gjate-nates-ne-tirane.jpg)
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në derën e jashtme të një dyqani kozmetik, në rrugën “Sami Frashëri” afër sheshit “Wilson”.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme material.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit