Skandal në Itali, letra të ëmbla Putin-Berlusconi!

vovalbania October 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandal në Itali, letra të ëmbla Putin-Berlusconi!

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi vihet ne qendër të vëmendjes, pas deklaratave se ka rikthyer kontaktet me presidentin rus, Vladimir Putin. Agjencia e lajmeve, LaPresse, publikoi një regjistrim sekret të zërit të ish-shefit të qeverisë së Romës, i cili në një takim me anëtarë të partisë politike, Forza Italia u shpreh se “Putin është në mesin e pesë shokëve të vërtetë” të tij.

Kam rikthyer kontaktet me presidentin Putin. Më dërgoi 20 shishe me vodka e një letër shumë të ëmbël për ditëlindje. Më pas, unë i dërgova Putinit shishe me verë italiane dhe një letër, po ashtu të ëmbël.

Berlusconi mbushi 86 vjeç më 29 shtator, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të një muaji më parë në vendin fqinj, koalicioni i krahut të djathtë, ku përfshihet edhe partia e tij, Forza Italia, doli fitues në vendin fqinj.

Ndërkohë, sa i përket audio-regjistrimit, bashkëpunëtorë të afërt me Berlusconin reaguan duke e hedhur poshtë si “rrëfim i vjetër”. Por, kjo nuk ka mundësi të jetë kështu, pasi ish-kryeministri italian dëgjohet edhe të thotë se “Perëndimi është në luftë me Rusinë, pasi po i jep para’ dhe armë Ukrainës”. Madje, pa e ditur se po regjistrohej nuk e fshehu se do t’i hapeshin telashe në rast se qëndrimet e tij lidhur me atë që po ndodh në Ukrainë, bëhen publike.

Personalisht unë nuk mund ta shpreh mendimin tim për këtë gjë, sepse nëse do ta merrnin vesh mediat do të bëhej katastrofë, por unë jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar.

Një natë më parë, partia Forza Italia ndërhyri për të saktësuar se “pozicioni i Berlusconit ndaj Ukrainës është në të njëjtën linjë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lufta ruse në Ukrainë vijon prej rreth 8 muajsh. Amerika e BE-ja, ku bën pjesë edhe Italia qëndrojnë në krah të Kievit, duke e ndihmuar ushtarakisht e financiarisht, ndërsa Moskës po i kundërvihen me sanksione ekonomike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE