Dialogu Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar sot në Beograd!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dialogu Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar sot në Beograd!

Pas Prishtinës, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot shkon në kryeqytetin e Serbisë, Beograd për takime me presidentin serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Në fokus, korniza e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse që do të përfundonte me njohje reciproke mes dy vendeve.

Zyrtari i lartë i Uashingtonit u shpreh se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se nga kolegët europianë ka dëgjuar se bëhet fjalë për “çështje javësh e jo vitesh”.

Në një intervistë për televizionin kosovar, Kanal 10, Escobar u pyet nëse bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje mbi propozimin e Francës dhe Gjermanisë, që thuhet se u është dorëzuar liderëve të Kosovës e Serbisë. Por, ai tha se bëhet fjalë për “një marrëveshje për rrugën përpara”.

Prandaj, përtej kësaj u përket të dyja palëve dhe ndërmjetësuesit që të vendosin afate kohore, por duhet të jenë të shpejta. Duke pasur parasysh kontekstin e asaj që po ndodh, të gjithë duhet të ngrihen e të marrin përgjegjësi për të krijuar stabilitet, jo vetëm në Europë, por edhe në rajon. Ne do të donim ta shihnim Kosovën që të rreshtohet më shumë sa i përket çështjeve të stabilitetit rajonal dhe kjo është mënyra se si mund ta bëjë.

Duke folur mbi propozimin e Francës dhe të Gjermanisë që thuhet se u është dorëzuar liderëve të Kosovës e Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje, Gabriel Escobar deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin këtë propozim dhe çdo gjë që shtetet europiane sugjerojnë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian, duke porositur Prishtinën e Beogradin që ta marrin seriozisht dokumentin.

Ne mendojmë, sikurse na është shpjeguar, se ky propozim do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës e potencialisht të Serbisë, në integrimet euroatlantike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE