Nga takimet fshehurazi në ‘Për’Puthen’ e deri te planet për të ardhmen, Anna dhe Bruno tregojnë gjithçka për lidhjen e tyre!

vovalbania March 24, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Nga takimet fshehurazi në ‘Për’Puthen’ e deri te planet për të ardhmen, Anna dhe Bruno tregojnë gjithçka për lidhjen e tyre!

Të ftuar në këtë ‘Pardon My French’ ishte çifti më i përfolur i momentit Anna dhe Bruno. Dyshja u njohën si për publikun ashtu edhe me njëri- tjetrin në programin shumë të njohur ‘Për’Puthen’. Në këtë intervistë ekskluzive për TAR, çifti na treguan shumëçka lidhur me të ardhmen e lidhjes së tyre.

Fillimisht, Anna dhe bruno treguan se a ishte kimia mes tyre që prej fillimit, a dëshironin ata që prej fillimit të idhin bashkë?

Anna: Që në fillim ka qenë Bruno dhe një djalë tjetër, ishte Erioni.

Bruno: Që kur erdhi Floriana kam patur një shkëndijë edhe pse po njihesha me një tjetër vajzë, Efin. Është shumë e qetë, pashë që kishte emocione dhe më pëlqeu shumë.

Teksa gjithashtu dyshja treguan dhe për takimin e tyre të parë që për çudi nuk shkoi aspak ashtu siç e prisnin.

Bruno: Takimi i parë shkoi shumë keq.

Anna: As vet se kuptoj pse doli ashtu ai takim. Nga kamerat ishte e gjitha ajo, nuk dija si të sillesha si të flisja. Pas atij takimi mendova të largohem, produksioni nuk më la të ikja. Më thanë mos u dorëzo kaq shpejt se do ja dalësh. Kur e kam zgjedhur Brunon në takime e kam zgjedhur me shumë qejf. Kanë qenë takime shumë të ndjera.

A ka ndodhur që gjatë njohjes së tyre në ‘Për’Puthen’ të kenë ‘takime të jashtëligjshme’? Çifti u tregua mëse i sinqertë dhe na zbuluan se në fakt kanë patur komunikim dhe takime private.

Anna: Po jemi takuar.

Bruno: I kam çuar ftesë që në fillim të programit dhe kemi folur.

Janë bërë gjërat aq serioze mes tyre sa të takojnë familjarët e njëri- tjetrit? Mesa duket dyshja kanë filluar të njihen pak nga pak me ta.

Bruno: Jo, jo nuk janë takuar prindërit me njëri-tjetrin. Kam takuar mamin e Anës dhe motrën e vogël që kemi kaluar kohë të konsiderueshme.

Planet për të ardhmen si në çift ashtu edhe në karrierën personale të secilit, na i zbulojnë vetë Anna dhe Bruno.

Bruno: Nuk më mungon as vëmendja as protagonizmi. Qëllimin për çfarë arrita aty e mora. Vëmendja dhe jashtë vazhdon. Më pëlqen televizioni, dua të kem një projekt timin. Kam diçka gati si ide. S’bëj plane, por do më pëlqente të kisha një femër si Floriana në krah.

Anna: Kemi një plan që të bëjmë një udhëtim bashkë. Unë atë që desha e mora, botën e televizionit po ja lë Brunos. Do jem mbështetëse vetëm nëse do merret si moderator, nëqoftëse merret me modeling jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE