Sondazhi i TAR/ A mendojnë qytetarët se duhet të rikthehet Boris Johnson në postin e Kryeministrit?
Periudha post-Truss, Boris Johnson mori fluturimin drejt Londrës ku i ndodhi e papritura, u prit me fishkëllima nga pasagjerët në një avion të kompanisë ajrore, British Airways para dy ditëah. Ish-shefi i qeverisë së Londrës, i cili nuk e fshehu ambicien për të rimarrë postin, po kthehej nga Republika Domenikane.
Ndërkohë sot gjithçka ka ndryshuar. 7 javë pasi humbi garën përballë Liz Truss, Rishi Sunak del këtë herë fitues. Ai do të bëhet kryeministri i parë britaniko-aziatik, i Mbretërisë së Bashkuar dhe do të marrë detyrën teksa vendi përballet me një sfidë të madhe ekonomike.
Sunak bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij emigroi në Britani në vitet ’60. Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.
Në lidhje me këtë situatë, në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “Mbi 40 ditë larg qeverisë britanike, a mendoni se duhet të rikthehet Boris Johnson?” dhe rezultatet janë si më poshtë:
Ndërkohë sondazhi i ri i Top Albania Radio-s e ka kthyer vëmendjen sërish tek çështjet e rëndësishme të vendit tonë. Vdekja e të riut 32-vjeçar, Laer Kurti në duart e Policisë së Shtetit ka sjellë një reagim shumë të madh edhe tek qytetarët të cilët kanë protestuar përballë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme gjatë këtyre ditëve. Në lidhje me këtë situatë të krijuar është ngritur edhe pyetja se si ju duket sjellja e Policisë së Shtetit me qytetarët. Për të votuar mund të klikoni këtu.