Udhëtimet me Charter, Kryeministri Rama reagon me neveri, por neveri ndaj kujt dhe për çfarë?!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Financim rus në PD, Rama: PS e denoncoi, Berisha e mbrojti Bashën

Publikimi i të dhënave personale dhe ato të sistemit TIMS të kryeministrit ku rezultonte se në disa qindra raste Rama kishte udhëtuar me charter, u vu në qendër të vëmendjes.

Ndaj sulmeve u përgjigj edhe Rama, që më së shumti u duk se ishte shqetësuar për publikimet në media të shifrave të përdorimit të avionëve të posaçëm në udhëtimet e tij. Në reagimin e parë në Twitter ai shkruante:

“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!”

Ai shpjegon se avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin ishte akuzuar edhe më parë dhe kishte dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të qeverisë.

“Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”

Por për çfarë dhe ndaj kujt ka neveri kryeministri i Shqipërisë, sa herë pasqyrohet një lajm, i dalë nga sistemi i dobët i TIMS, i hakeruar nga iranianet?

A duhet të kishte neveri ndaj atyre që dështuan në ruajtjen e sigurisë kombëtare, apo ndaj atyre që publikuan një të vërtetë?

Askush nuk e ka përbuzur Kryeministrin e Shqipërisë, kur ai ishte në opozitë dhe lëshonte akuza dhe të pabazuar dhe shpeshherë pa prova.

Në atë kohë, publiku dhe një pjesë e mediave, e mbështetën e në këtë mënyrë ai erdhi në pushtet pa asnjë neveri.

E besuan në 2013 dhe më parë, sepse ishte ndryshe nga rivali i tij, që reagonte me neveri ndaj çdo publikimi të skandaleve qeveritare.

Prandaj është e udhës, që koha e përbuzjes ndaj të vërtetës të ndalet, pasi të gjithë jetojmë në një vend dhe askush nuk duhet të ketë neveri ndaj të vërtetës./tch

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE