Jodi, aleati kryesor në luftën kundër gripit!
Ka nisur zyrtarisht sezoni i gripit. Ne nuk mund t’i shmangim gjithmonë viruset, por duhet të kujdesemi për veten dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar infeksionin. Është shumë e rëndësishme të merrni vitamina, minerale dhe elementë të tjerë thelbësorë për imunitetin. Marrja e mineraleve është më e mira përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente. Ndërkaq, jodi është i domosdoshëm për funksionimin e duhur të organizmit tonë, është mineral i cili vret bakteret dhe viruset.
Prandaj tani është momenti i duhur që të forcojmë dhe të mbrojmë sistemin tonë imunitar me marrjen e sasive të mjaftueshme ditore të jodit. Dr.Gary Warren, kryehulumtuesi i kompanisë amerikane SAIC në punimin e tij të botuar në revistën “Research Gate” ka treguar që marrja ditore e sasive maksimale të rekomandueshme të jodit çojnë në apoptozë, vdekje të qelizave të infektuara me virus, duke parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të tij.
Në këtë mënyrë, ne mund të mbrohemi thjesht duke rritur marrjen ditore të jodit në 30 mcg/kg në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Trupi ynë nuk prodhon jod, por duhet ta marrim atë me ushqim dhe ujë. Jodi është më i bollshëm në ushqimet e detit, veçanërisht në alga deti.
Humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa disa njerëz mendojnë se është. Përveç stërvitjes rregullisht, djersitjes në palestër dhe ushtrimeve intensive, ushqimi i shëndetshëm, i pastër dhe i ekuilibruar është thelbësor. Të ulëta në kalori dhe të larta në proteina pa yndyrë, shumica e produkteve të detit si peshqit, midhjet, karkalecat etj, janë shumë të shëndetshme.
Siç e dimë, peshku është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe ju mban të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore. Duke zgjedhur peshk ose ndonjë ushqim tjetër deti në vend të mishit pa yndyrë, ju po ulni ndjeshëm konsumimin e yndyrës. Megjithatë, ka disa gabime që mund të bëni kur bëhet fjalë për gatimin e ushqimeve të detit.