Irini Qirjako dhe Eltioni tregojnë gjithçka rreth eksperiencës së tyre në “Dancing With The Stars” ekskluzivisht për TAR!
Sot të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio kanë qenë çifti i cili javën e kaluar përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars”, Irini Qirjako dhe Eltion Merja. Ata nuk kanë folur vetëm për eksperiencën e tyre në show-n e kërcimit por edhe për të gjithë karrierën e tyre artistike në ambientin e tyre të përbashkët Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Vetë Irini Qirjako ka zbuluar gjithçka rreth mënyrës se si e ka marrë ftesën për në “Dancing With The Stars”.
Ftesën ma bënë nga Top Channel, në fillim nuk pranova. Më pas me Ervinin e “E diell” pimë një kafe dhe ma mbushi mendjen. Bashkëshorti kishte merak se mos rrëzohesha por bashkë me tim shoq më pas ramë dakord pasi dëgjuam Ervin Kurtin. U kënaqa shumë dhe e shijova pafund. Jam një artiste me 43 vite karrierë dhe kam jetuar me baletin. Nuk e mendoja që do arrija që një ditë të kërceja edhe unë. Më mungon shumë, sidomos provat.
Irini dhe Eltioni kanë zbuluar edhe për raportin që kanë pasur të dy si çift në “DWTS”.
Irini: Me Eltionin unë njihem që në Opera, ka qenë akoma i vogël kur vinte dhe e kam parë që kur ka qenë 14-vjeç. Që atëherë dallonte për talentin e tij. Unë kam kënduar dhe Eltioni ka kërcyer në një shfaqje.
Eltion: Edhe unë e kam pranuar me shumë qejf. Ka dhe zëra që thonë se është mbajtur me hatër. Por gjithçka ka qenë shumë mirë për aq sa zgjati.
Irini: Dua t’ju them edhe një kuriozitet. Llaqi Nako më ka bërë një telefonatë dhe më tha: “Irini jemi lumturuar. Je një yll dhe ke shkëlqyer. Nuk është mburrje që po ta them edhe pse ti e di që unë jam profesionist dhe ke kërcyer shumë mirë.”
Eltion: Duke parë Irinin duke kërcyer latine është diçka që të bën të pyesësh veten “Është Irini apo jo?”
Ndërkohë Irini ka folur edhe për kryetarin e jurisë, Kledi Kadiun.
Unë Kledin e kam pikë të dobët. Ai është yll, unë kam pasur fatin që së bashku me Kledin dhe Bujar Qamilin në një pallat sporti në Itali të jepnim një shafqje. Atëherë u mbush plot me goca që e donin Kledin. Është unik, unë jam një fanse e tij.
A ishte ky momenti i duhur për të dalë nga gara? Irini u shpreh se:
Unë në fakt doja të ikja. Sa vijnë dhe bëhen më të vështira gjërat. Ishte momenti i duhur për të ikur. Unë jam mësuar me këtë lloj intensiteti pune. Unë jam kërkuese dhe nuk përtoj. Unë dua vetëm punë dhe prova.