E mbajtën të fshehtë për dy vite, çifti i njohur zbulon se i ka dhënë fund fejesës
Haley Lu Richardson dhe Brett Dier nuk janë më bashkë. Dyshja e aktorëve u ndanë dy vite më parë por vetëm tani kanë konfirmuar se kanë shkuar në rrugë të ndara dhe i kanë dhënë fund fejesës. Ylli i “White Lotus” ndau një foto të saj dhe ish partnerit për të njoftuar lajmin e ndarjes së tyre.
“Në në fakt u ndamë dy vite më parë. Por jeta vazhdon, ne ekzistojmë dhe po ecim mjaft mirë. Ne ndamë një pjesë thellësisht sociale të jetës sonë së bashku. Jam shumë e lumtur që i kam kaluar dy vitet e fundit për t’u shëruar dhe rritur pa e ditur interneti, por ne thjesht donim ta ndanim këtë.”, tha ajo.
Brett zbuloi se dita kur u bë fotoja ishte hera e parë që ata e shihnin njëri-tjetrin që nga ndarja.“Ne jemi të lumtur dhe shumë mirënjohës për kohën që kaluam së bashku”, shkroi Dier. Ata filluan të takoheshin në vitin 2012. Në vitin 2018, Richardson njoftoi se ishin fejuar pasi aktori i kishte propozuar.