Rusia nuk ndal sulmet, Zelensky: Moska kryen terrorizëm energjetik!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusia nuk ndal sulmet, Zelensky: Moska kryen terrorizëm energjetik!

Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe objektiva civile në Ukrainën juglindore. Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarë ukrainas, ndërsa pas dëmtimit masiv në rrjetin elektrik, si pasojë e këtij sulmi, miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike. Kjo e shtyu presidentin Volodymyr Zelensky që të akuzojë Moskën për “terrorizëm energjetik”.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës shkatërroi tetë dronë Shahed-136 në rajonin jugor të Nikopolit, ndërsa trupat ruse goditën katër vendbanime në të njëjtin distrikt me raketa Grad e zjarr artilerie. Gjithashtu dëmtuan një tubacion gazi e një linjë energjie, përveçse shkatërruan disa objekte banimi.

Zelensky u shpreh:

Më shumë se 10 për qind e popullsisë së paraluftës në Ukrainë ose 4.5 milion banorë, kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse.

Vetë fakti që Rusia po përdor terrorizmin energjetik, tregon dobësinë e armikut tonë. Ata nuk mund ta mundin Ukrainën në fushëbetejë, kështu që ata përpiqen të thyejnë popullin tonë në këtë mënyrë.

Prej disa javësh, Moska po shënjestron infrastrukturën ukrainase të energjisë, e të tjera objekte civile, duke përdorur raketa, dronë dhe sulme artilerie. Kjo në kohën kur ushtria ukrainase po zgjeron kundërofensivën në lindje dhe juglindje të Ukrainës.

Lufta ruse në Ukrainë hyri sot në ditën e 254-rt. Kremlini thërriti ambasadorin britanik, duke akuzuar Londrën për sulmin ndaj flotës ruse në portin e Sevastopolit. Rusia pretendon se ka provat që faktojnë përfshirjen e Britanisë së Madhe. Ndërkaq, Moska është drejt tërheqjes së pjesshme në Kherson. Po ashtu, vijojnë bombardimet në Donjeck, ku dje u vranë 8 civilë.

Turqia dhe Rusia arritën marrëveshje për të dërguar grurë falas në vendet më në nevojë, sidomos në Afrikë. Lajmin e bëri të ditur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se për këtë, foli direkt me homologun rus, Vladimir Putin. Në apelin e tij drejtuar shteteve të G20-ës, Erdogan kërkoi që eksportet e drithërave të shkojnë në vendet më pak të zhvilluara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE