Irini Qirjako rrëfen në ‘Më lër të flas’ eksperiencën në ‘DWTS’!
Në një intervistë plot humor në ‘Më lër të flas’ ishte Irini Qirjako, e cila foli më shumë lidhur me eksperiencën e saj në ‘DWTS’.
Irini fillimisht tregoi se kush janë të preferuarit e saj në spektakël.
Unë nuk e them sepse ka të papritura. Kur ishte ‘BBV’, unë isha me Donaldin pastaj në fund doli tjetër. Salsano më pëlqen, Elhaida më pëlqen shumë, Sara është shumë e mirë. Nuk e di janë të mirë të gjithë po Elhaidën e kam përzemër.
Po ata që duhet të skualifikohen sipas Irinit?
Dy të parët që ishin më të papërgatitur që nuk e çanin kokën ikën, nuk vinin as në prova. Unë ikja në prova.
Irini zbuloi se si reaguan vajza dhe bashkëshorti i saj kur iu tregoi se do të jetë pjesë e ‘DWTS’.
Vajza më tha unë nuk ndërhyj në dëshirat e tua, vetëm kam merak mos më rrëzohesh. Im shoq thonte ishalla e skualifikojnë.