“Ka patur momente që nuk jam vlerësuar si duhet…”/Ardit Çuni rrëfen arsyen pse synon çmimin e madh në “Dancing With The Stars”!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka patur momente që nuk jam vlerësuar si duhet…”/Ardit Çuni rrëfen arsyen pse synon çmimin e madh në “Dancing With The Stars”!

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishin të ftuar Ardit Çuni dhe balerina profesioniste Jora Hodo të cilët ishin liderët e grupit “Llokumet” që triumfuan mbrëmbjen e së premtes. Ata kanë rrëfyer më shumë mbi eksperiencën e tyre në këtë spektakël dhe jo vetëm.

Çfarë komentesh ka marrë Arditi nga publiku? A po e mbështesin më shumë se kur ishte në “Big Brother VIP”?

Po më mbështesin më shumë se në “Big Brother” sepse audiencën më të madhe e fitova pas daljes nga shtëpia. Jam shumë i lumtur që njerëzit e kuptuan se kush është Arditi. Unë jam shumë i drejtpërdrejtë, nëse nuk më pëlqen diçka, nuk më pëlqen dhe e them. Nuk ka gjë më të bukur kur ti po punon fort dhe po sheh rezultatet.

E synoni çmimin e parë?

Kush nuk e do një çmim të parë. Paratë janë një shumë e konsiderueshme. Por mendoj se kam punuar shumë vite dhe ka patur momente që nuk jam vlerësuar si duhet. Kështu që një çmim i parë do ishte një nga momentet më emocionale të karrierës sime. Do i jepja një përgjigje të gjitha atyre brrylave…

Kush është rivali më i fortë në”Dancing With The Stars”? Ja çfarë thotë Arditi?

Kam konkurrencë shumë të fortë. Si fillim konkurrenca më e fortë është me veten. Por Elhaida është shumë rivale e fortë.

Para pak kohësh, Arditi u akuzua nga CEO i Acromax, Aldor Nini për blerje klikimesh. Si e komenton ai këtë gjë?

Çfardo që unë kam patur për të thënë, e kam thënë. Këta janë persona që shfrytëzojnë hapësirën televizive për të bërë marketing. Nuk ia jap dot hapësirën time një personi që nuk ka asnjë vlerë për mua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE