Prej 6 vitesh e ‘burgosur’ nga bashkëshorti, gruaja e Laçit rrëfen tmerrin: Nuk na linte të dilnim as në oborr

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prej 6 vitesh e ‘burgosur’ nga bashkëshorti, gruaja e Laçit rrëfen tmerrin: Nuk na linte të dilnim as në oborr

Bashkëshortja e Xherxh (Gjergj) Laçit, e cila ka përjetuar tmerr së bashku me fëmijët për shkak të dhunës dhe ngujimit ka dhënë dëshminë e saj. Ajo ka pranuar se është dhunuar për gati 12 vite nga bashkëshorti i saj.

Gruaja ka treguar se i shoqi nuk i linte që të dilnin as në oborr e se ai i ka shkaktuar fëmijëve stres dhe frikë. Po ashtu, ajo shton se Xherxhi nuk ka pasur marëdhënie të mirë me fqinjët e as me familjarët e tyre.

‘Bashkëshorti më ka dhunuar mua dhe fëmijët për 12 vite me radhë na ka mbajtur të mbyllur, nuk na ka lënë të dalim as në oborr. Dhunën e ka ushtruar në sy të fëmijëve duke iu shkaktuar stres dhe frikë. Xherxhi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët tanë. ‘- është shprehur bashkëshortja e Xherxh (Gjergj) Laçit.

Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë (datë 6 nëntor) nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE