Kush është banori i dytë i BB VIP Kosova? Dalin detajet e para: Prej 1 viti e gjysmë i lidhur me vajzën më të bukur
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Kush është banori i dytë i BB VIP Kosova? Dalin detajet e para: Prej 1 viti e gjysmë i lidhur me vajzën më të bukur](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/11//kush-eshte-banori-i-dyte-i-bb-vip-kosova-dalin-detajet-e-para-prej-1-viti-e-gjysme-i-lidhur-me-vajzen-me-te-bukur.png)
“Big Brother VIP Kosova” po vazhdon dita-ditës të zbulojë detaje të reja lidhur me banorët që do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme.
Pak më parë, përmes një postimi në Instagram, publiku është pyetur përmes disa të dhënave për emrin e dytë që do të jetë lojëtari më i ri.
“Nuk po hyj single, qe 1 vit e gjysmë jam në lidhje me çikën më të bukur të Prishtinës”, shkruhet në postimin, i cili ka marrë komente të shumta dhe padyshim nuk kanë munguar as emra.
Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar prezantuesit e reality show të famshëm, të cilët do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti. Gjithashtu, një prej opinionistëve do të jetë Olti Curri.