Si të veproni kur keni dhimbje veshi dhe nuk keni ilaçe!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të veproni kur keni dhimbje veshi dhe nuk keni ilaçe!

Infeksionet, marrja e vazhdueshme e antibiotikëve, përdorimi i tepruar i kufjeve, dëgjimi i muzikës me volum të lartë, futja e ujit në vesh mund të na shkaktojnë dhimbje të forta dhe pse jo nga ato dhimbje të rrezikshme për shëndetin. Përpara se të gjeni shpëtim tek ilaçet, provoni disa trajtime natyrale në kushte shtëpie.

1.Kompresa të ngrohta

Një mënyrë për të qetësuar dhimbjen e veshit është aplikimi i kompresave të ngrohta.

2.Hudhër

Hudhra ka veti antibakteriale që lufton çdo burim të infeksionit në veshin tuaj. Ju mund të shtypni disa thelpinj hudhër t’i vendosni në një copë të pastër dhe me të të mbuloni veshin. Rrini shtrirë për 20 deri në 30 minuta.

3.Vaji i pemës së çajit

Një tjetër kurë natyrale është vaji i pemës së çajit, falë vetive antibakteriale, antiseptike, antifungal dhe anti-inflamatore që luftojnë burimin e dhimbjes së veshit. Gjithashtu mund të përzieni vajin e pemëve të çajit me vaj ulliri para se të hidhnit disa pika në vesh.

4.Lëngu i qepës

Lëngu i qepës është gjithashtu një kurë shumë e mirë kundër dhimbjeve të veshit. Ajo që duhet të bëni është thjesht të merrni lëngun nga zierja e cipës së qepës dhe të hidhni disa pika në veshin e sëmurë.

Rikujtojmë, se një vajzë 20-vjeçare është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar një transplanti të suksesshëm të veshit, me teknologjinë 3D. Pacientja e njohur si Alexa nga Meksika, ka lindur me sëmundjen mikrotia, që është një defekt i rrallë, i cili bën që pjesa e jashtme e veshit të jetë e vogël, pa formë dhe po ashtu mund të shkaktojë probleme me dëgjim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE