Shitet fshati në Spanjë, nuk ka asnjë banor!
Për këdo që ka ndërmend të shesë plaçkat e të vendoset në një vend të ri, si do të dukej sikur të blinte një fshat të tërë?
Kjo sepse fshati Salto de Castro, në veri perëndim të Spanjës, ka dalë së fundmi në shitje me çmimin €260,000.
I vendosur në kufi me Portugalinë në provincën Zamora dhe tre orë larg me makinë nga Madridi, Salto de Castro ka shumë nga ndërtesat që do të rrisnit të gjenit në një qytezë të vogël spanjolle.
Ato përfshijnë 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë noti të bashkisë, madje dhe kazermat që më parë strehonin gardën civile vendore.
Por për fat të keq fshati nuk ka asnjë banor teksa Salto de Castro është braktisur prej mëse tre dekadash.
Edhe pronari aktual e bleu atë në fillim të viteve 2000 me qëllim ta konvertonte në një rezort turistik, por kriza që përfshiu eurozonën dhe botën, parandaloi realizimin e ëndrrës së tij.
“Pronari kishte ëndërr të kishte një hotel këtu,” tha Ronnie Rodríguez, i kompanisë Royal Invest, që përfaqëson pronarin. “Por ai dëshiron përsëri që projekti të vijë në jetë.”
Faqja e internetit Idealista, ku është listuar prona në shitje, thotë se pronari po e shet sepse “jam një rezident urban dhe nuk mund të përballoj mirëmbajtjen e fshatit”.
Vendi ka tërhequr mjaft interes me disa mijëra vizita që prej listimit në shitje dy javë më parë, shkruan BBC.
Salto de Castro është ndërtuar dikur nga kompania energjitike Iberduero për strehimin e familjeve të punonjësve, të cilët ndërtuan dhe një rezervuar uji pranë tij në fillim të viteve 1950-të.
Por pas përfundimit të tij banorët nisën të largoheshin dhe deri në vitet 1980-të vendi ishte zbrazur.
Salto de Castro është nxjerrë në shitje edhe më parë për shifra më të mëdha si €6.5 milionë.
Por blerësit nuk afroheshin dhe disa ndërtesa u vandalizuan. Çmimi aktual prej €260,000 është i njëjtë me një apartament 1+1 në qendra urbane si Madrid e Barcelona.
Por blerësi i mundshëm i Salto de Castro rekomandohet të ketë “xhepa të thellë” asi në investim kërkohet që “fshati të kthehet në 100% funksional për çka nevojitet një investim prej €2milionë.”