Akuzat për Portin e Durrësit/ Përplasje në distancë Rama-Meta!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për Portin e Durrësit/ Përplasje në distancë Rama-Meta!

Ilir Meta dhe kryeministri janë përplasur për koncesionin e portit të Durrësit. kreu i qeverisë iu përgjigj ish presidentit përmes një statusi në Twiter.

“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i Partisë së Lekut ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”,

Por ky sulm i kryeministrit erdhi pasi ilir meta më herët tha gjatë një konference për mediat se porti i Durrësit i është dhënë kompanive of shore.

 Është e qartë që me pronarë offshore dhe me qindra leje ndërtimi për pallate në atë zonë pra Edi Rama kërkon të realizojë amnistinë e parave të pista dhe të shpërblejë të gjithë segmentet mafioze që e kanë mbështetur në shitblerje dhe manipulimin e zgjedhjeve.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE