Aktori i njohur Aaron Taylor-Johnson rrëfen incidentin gjatë xhirimeve të “Bullet Train”!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i njohur Aaron Taylor-Johnson rrëfen incidentin gjatë xhirimeve të “Bullet Train”!

Aktori i njohur, Aaron Taylor-Johnson ka zbuluar së fundmi incidentin e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit ‘Bullet Train’. Gjatë një interviste për ‘Variety’, aktori u shpreh se pësoi një dëmtim gjatë skenës së luftimit e cila bëri që atij t’i binin të fikët.

Ne ishim në një sekuencë përleshjeje dhe më përplasën në murë ku vrava dorën. Menjëherë pas kësaj më ranë të fikët. Kur u zgjova thashë: “A duhet të xhirojmë përsëri?” dhe ata më thanë: “Jo, duhet të shkosh të bësh qepje në spital.” Kështu që më pas e kalova natën në spital.

“Bullet Train” drejtohet nga David Leitch, i cili më parë ka drejtuar “Atomic Blonde” dhe “Deadpool 2”. Ndërkaq, aktori tjetër i përfshirë në film, Brian Tyree Henry gjithashtu tregoi për ‘PEOPLE’ sesi kasti u argëtua gjatë realizimit të filmit gjatë karantinës.

Ishte shumë e mahnitshme sepse ndihem sikur ky është një kapitull tjetër në jetën e Brad-it, ku ai me të vërtetë është duke pushuar dhe gati për t’u argëtuar. Kjo ishte në mes të pandemisë kur gjërat ishin të turbullta dhe ne nuk e dinim se çfarë po bënim duke lënë shtëpinë tonë për të bërë filmin. Të gjithë u bëmë një familje dhe i besuam atij.

Ndërkaq, “Bullet Train” është tanimë në çdo kinema. Rikujtojmë, se ylli hollivudian Brad Pitt tërhoqi vëmendjen e mediave në mbarë botën teksa u shfaq me një fund deri te gjuri në premierën e filmit “Bullet Train” në Berlin. Së fundmi në premierën e filmit në Los Anxhelos, fituesi i Oscar-it, ka zbuluar pse zgjodhi atë stil veshjeje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE