Presidenca çeke: Liberalizimi i vizave për Kosovën, në dhjetor 2023

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenca çeke: Liberalizimi i vizave për Kosovën, në dhjetor 2023

Liberalizimi i vizave duhet të vihet në zbatim jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023. Ky është vendimi i ri i hartuar nga Presidenca çeke e bashkimit evropian, që është përshtatur me kërkesën e Francës, që kërkon që lëvizja e qytetarëve nga Ballkani të jetë më i kontrolluar përmes sistemit ETIAS. Ky sistem elektronik ruan të gjitha të dhënat e personave që duan të hyjnë në Zonën Shengen dhe nuk kanë nevojë për vizë.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS, por në çdo rast jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”, thuhet në draft-rezolutën e presidencës çeke.

Në këtë mënyrë ka nisur procedura e heshtur e cila nёnkupton një procedurё më tё thjeshtёsuar tё miratimit. Nёse deri tё mёrkurёn mё 16 nёntor nuk kundёrshton asnjё shtet anёtarё i Bashkimit Evropian, atëherë automatikisht teksti nё fjalё ёshtё miratuar dhe dosja e vizave kalon nё nivel politik.

Do të kalojë në duar të ambasadorëve të shteteve anëtare në trupin e quajtur Coreper.

Në këtë trup, çështja e vizave mund të vihet në rend dite më 23 nëntor. Nëse kalon në këtë trup, atëherë çështja do të dërgohet për negociata në tё gjitha institucionet evropiane: konkretisht në Komisionin, Parlamentin si dhe Këshilli i ministrave tё BE-sё.

Me 1 nёntor të vitit të ardhshëm nё agjendёn e BE-sё është planifikuar të nis funksionimi i ETIAS-it, me kёtё rast edhe hyn nё fuqi edhe liberalizimi i vizave.Nё rast tё shtyrjes sё sёrishme tё ETIAS-it, kosovarёt gjithsesi do tё lёvizin lirshёm nga 1 dhjetori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE