E rëndë në Tiranë/ Dhunohet me sende të forta pranë banesës së tij gazetari! (DETAJET)
vovalbania
November 13, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një tjetër ngjarje e rëndë, ku pre e dhunës kanë rënë njerëz të medias, është regjistruar në kryeqytet, ku raportohet se është dhunuar me sende të forta gazetari i njohur investigativ, Adriatik Doçi.
Mësohet se Doçi është ndjekur nga pas nga disa persona, të cilët në momentin kur ka qenë pranë banesës së tij, e kanë sulmuar me sende të forta.
Ka qenë vetë gazetari që ka shkuar të bëjë kallëzimin në Drejtorinë e Policisë, ndërsa mësojmë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Ndërkohë, pas marrjes së denoncimit, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij sulmi të rëndë ndaj fjalës së lirë.