BE-ja i dorëzon Kosovës dhe Serbisë, propozim për daljen nga kriza!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja i dorëzon Kosovës dhe Serbisë, propozim për daljen nga kriza!

Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, i dorëzoi një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale. Para një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit në Bruksel, Borrell deklaroi:

Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për daljen nga kriza, të cilin duhet ta shqyrtojnë palët.

Zyrtari i lartë nuk dha detaje se çfarë përmban propozimi e as kur është dorëzuar. Aktualisht, tensionet mes Kosovës e Serbisë janë të larta, për shkak të vendimit të Prishtinës zyrtare për të nisur procesin e regjistrimit të targave të makinave, duke i konvertuar në RKS-Republika e Kosovës. Targat serbe i konsideron “të paligjshme”.

Rreth 9 mijë makina të tilla qarkullojnë kryesisht në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë e Beogradi zyrtar ushtron ndikim. Qeveria e Kosovës synon që të gjitha makinat të riregjistrohen me targa RKS apo Republika e Kosovës, ndërsa Serbia kundërshton, duke kërkuar targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Për shkak të tensioneve të rritura, serbët e veriut braktisën institucionet.

Të premten e kaluar, Borrell takoi në Paris kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Pas këtyre takimeve, iu bëri thirrje serbëve të veriut të kthehen në institucionet e Kosovës e të vazhdojnë t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre. Palëve iu bëri thirrje të gjejnë zgjidhje urgjente për krizën aktuale, ndërsa nga Kosova kërkoi edhe nisjen e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto detyrime që dalin nga procesi i dialogut, mbeten të vlefshme dhe detyruese!

Në BE, disa diplomatë pranojnë se nuk janë të kënaqur me ecurinë e deritashme të dialogut e përgjegjësinë për bllokim, si dhe rritje të tensioneve ua faturojnë Beogradit e Prishtinës. BE-ja dhe Amerika i kërkuan Kosovës të shtyjë me dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve. Por, qeveria Kurti nisi zbatimin më 1 nëntor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE