Atentati në Stamboll, autoritetet: Akt terrorist, Erdogan premton ndëshkim!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentati në Stamboll, autoritetet: Akt terrorist, Erdogan premton ndëshkim!

Policia turke ka bërë një arrestim lidhur me shpërthimin e së dielës në qendër të Stambollit, që vrau të paktën 6 persona dhe plagosi mbi 80 të tjerë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16 e 20, me orën lokale, në një rrugë të populluar në sheshin Taksim.

“Nga informacionet që kemi grumbulluar deri tani dimë që ishte një akt terrori në këtë udhëkryq, i kryer nga një agresore grua, që shpërtheu një bombë”- shprehet Fuat Oktay, zëvendës president i Turqisë.

Shpërthimi u filmua nga kamerat dhe u nda në rrjetet sociale.

Ndërsa qendra e Stambollit është vënë në shënjestër nga separatistët kurdë dhe militantët islamikë në vitet e fundit, sulmi në fjalë nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.

Zëvendës presidenti i Turqisë vizitoi të mbijetuarit në spital, ndërsa vetë presidenti Recep Tajip Erdogan e cilësoi sulmin një “akt burracak”, duke premtuar ndëshkimin e personave përgjegjës.

Mediat turke kanë publikuar pamje nga arrestimi i Ahlam Albashir e cila dyshohet si autorja e sulmit kamikaz me 6 viktima dhe 81 të plagosur në Stamboll. Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbulua edhe armë, e cila gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk, raporton Aljazeera.

Lidhur me këto pretendime, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka mohuar kategorikisht përfshirjen në bombardimin që ndodhi në Stamboll, sipas një deklarate të lëshuar nga grupi kurd.

Autoritetet turke kishin fajësuar PKK-në për sulmin, duke thënë se e dyshuara kryesore e arrestuar për shpërthimin kishte pranuar se ishte trajnuar nga grupi i armatosur.

PKK, së bashku me grupet e lidhura, ka kryer më parë sulme në të gjithë Turqinë, ku kjo organizatë ka luftuar kundër shtetit turk që nga viti 1984.

Grupi tani operon kryesisht nga bazat përtej kufirit në Irak dhe Siri.

Gjithashtu edhe Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët e Sirisë kanë mohuar ndonjë rol në një sulm me bombë që vrau gjashtë persona në qendër të Stambollit.

“Forcat tona nuk kanë asnjë lidhje me bombardimet e Stambollit”, citohet të ketë thënë Mazloum Abdi, komandanti kryesor i SDF-së aleate të SHBA-së.

Turqia e konsideron SDF-në e mbështetur nga SHBA një grup “terrorist”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65709 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE