Më në fund vendosi, Ori Nebijaj merr vendimin lidhur me mandatin e deputetes!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Më në fund vendosi, Ori Nebijaj merr vendimin lidhur me mandatin e deputetes!

Ka pak që ka nisur sezoni i ri i ‘Për’Puthen’ me shumë risi ashtu si ishte premtuar nga vetë autorja e programit. Padyshim që ndryshimi që vihet më shumë në dukje është fakti se Bora Zemani e cila prej dy sezonesh ka qenë prezantuesja e programit tanimë është zëvëndësuar nga Ori Nebijaj.  Ky ndryshim duket se është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e programit dhe ‘Për’Puthen’ vazhdon të mbetet shumë i komentuar. Mirëpo, pasi Grida Duma dorëzoi mandatin si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në Partinë Demokratike, tashmë mandati i kalon Orit nëse ajo do të pranojë. Një temë e cila ka trazuar gjithë rrjetin.

Orit i janë dashur disa ditë për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje dhe për të zgjedhur mes medias dhe politikës. Mesa duket pritja mbaroi dhe vetëm pak më parë nëpërmjet rrjeteve sociale Ori ka dhënë një njoftim duke na treguar edhe vendimin e saj dhe rrugën që ka zgjedhur të vazhdojë. Mes medias dhe politikës, Ori ka zgjedhur këtë të fundit duke pranuar kështu mandatin e deputetes në Partisë Demokratike. Në postim Ori shkruan:

Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë @kqzshqiperi . Formulari gati për tu dorëzuar nesër!

Moderatorja ditën e djeshme me anë të një postimi në Instastory ka bërë një komunikim me rëndësi për mediat dhe ndjekësit e saj, ku ka treguar se ende nuk ka vendosur dhe se do pak kohë që të marrë një vendim nëse do të zgjedhë median apo politikën. Emisioni ‘Për’puthen’ ka vazhduar pa asnjë ndryshim ditën e sotme dhe gjithashtu Ori ka treguar gjatë emisionit gjendjen e saj emocionale.

“E vërteta është që më dridhen gjunjët për cdo votë për ata që zgjodhën që të më votojnë.E gjitha analiza dhe strumbullimi që kam e kam vetëm për këtë gjë. Duket sikur të gjitha përmendjet që i janë bërë këtij emisioni në arenën e Kuvendit, sikur thërritën njëra tjetrën me energji, Aq shumë sa e kanë përmend Për’Puthen në Parlament, më duket si trajnim tani…”, tha Ori gjatë programit “Për’Puthen”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE