I vihet flaka makinës së biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë, dyshohet e qëllimshme

vovalbania November 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I vihet flaka makinës së biznesmenit të hidrokarbureve në Lezhë, dyshohet e qëllimshme

Makinës së një biznesmejni të njohur në Lezhës, i është vënë flaka. Mësohet se bëhet fjalë për biznesmenin Ndue Pjetrushi (Noshi), 66-vjeç, i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve dhe zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme.

Automjeti tip Benz ndodhej i parkuar në anë të rrugës, para shtëpisë së tij në Lezhë, ku edhe u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

‘Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 66 vjeç, banues në Lezhë. Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.’- njofton policia.

Lajmi në përditësim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE