Shirat e dendur në Shkodër, dy familje të evakuuara në Bërdicë/Te Harku i Bërdicës devijon lëvizja!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shirat e dendur në Shkodër, dy familje të evakuuara në Bërdicë/Te Harku i Bërdicës devijon lëvizja!

Shkodra dhe Lezha janë dy qarqet më të goditur nga moti i keq që ka përfshirë vendin, me reshje të dendura shiu në të gjithë territorin. Në Bërdicë u evakuuan dy familje dhe katër banesa po mbahen nën kontroll pasi janë më pranë përmbytjes. Po ashtu, në Harkun e Bërdicës ku ka përmbytje të rrugës, policia po punon për të devijuar kalimin e automjeteve.

Për të inspektuar situatën, sot atje ishte ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili foli edhe për furnizimin me energji elektrike e siguroi se në disa zona është ndërprerë për arsye sigurie. Ai garantoi se me uljen e intensitetit të shirave, nuk do të ketë më shkëputje.

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë fryrjen e lumenjve të basenit të Vaut të Dejës. Gjatë natës ka pasur problematika edhe me furnizimin me energji elektrike. Drejtori i OSSHE-së më informoi se po vendosen në kontroll të gjitha zonat dhe pasdite kur të ulet intensiteti i reshjeve do të kemi furnizim të plotë me energji elektrike.

Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët sepse në disa zona ndërprerja bëhet për arsye sigurie, për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Këtu është pika më nevralgjike e zonës së Shkodrës tek Harku i Bërdicës, ku ka përmbytje të rrugës. Policia po punon për të devijuar kalimin e automjeteve. Forcat e Armatosura janë në krye të punës për të ndihmuar qytetarët dhe të shmangin trafikun gjë që do të lehtësonte punën.

Janë evakuuar dy familje, ndërsa janë katër banesa që po mbahen në kontroll pasi janë më pranë përmbytjes. Rreziku është që ky ujë që rrjedh drejt Dajçit mund të shkaktojë përmbytje në ato zona, ndaj jemi në terren me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për të kontrolluar punën në hidrovore. Duhet theksuar që bashkitë kanë bërë një punë të mirë për pastrimin e hidrovoreve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE