Në ditëlindjen e tij, Xhensila Myrtezaj uron Bes Kallakun me fjalët më emocionuese!

vovalbania November 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në ditëlindjen e tij, Xhensila Myrtezaj uron Bes Kallakun me fjalët më emocionuese!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Ditën e sotme bashkëshorti dhe partneri i zemrës së saj, Bes Kallaku feston ditëlindjen dhe urimi i Xhensilës për të në rrjete sociale nuk kishte si të mungonte. Këngëtarja ka zgjedhur ta uroj me një foto ku duken të tre të përqafuar bashkë me vajzën e tyre, Ajka dhe ka shkruar një urim të gjatë dhe shumë emocionues për të.

Gëzuar ditën e lindjes burri që është dhe do jetë në krahun tim përgjithmonë!
Ne kemi dhe do kemi “Uljet & Ngritjet “tona,  por do përballojmë çdo test kohe si gjithmonë.
Në fund të çdo dite ajo çfare dua është “përqafimi yt”.
Dua të shoh ty kur mbyll sytë për të fjetur dhe dua që duart tona të rrinë të shtrënguara ndërkohë që ne flemë.
Nuk të premtoj që do ketë “DIELL” gjithmonë ,por të premtoj dashurinë,besnikërinë dhe përkushtimin tim…
Të premtoj që do jem këtu për të të dëgjuar, për të ngritur dolli së bashku dhe për të qenë “familja jonë ” deri në frymën e fundit!
GËZUAR BURRË! GËZUAR SHOKË! GËZUAR BABI MË I MIRË NË BOTË, GËZUAR BES KALLAKU! TE DUA!

https://www.instagram.com/p/ClLYUBtopDX/?utm_source=ig_web_copy_link

Vetëm një ditë më parë Xhensila ka publikuar projektin e ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me artistin e njohur Kidda dhe që titullohet “Më do“. Kënga u bë virale në TikTok ende pa u publikuar e plotë.

E ftuar në ‘Më lër të flas” këngëtarja na foli pak më shumë për vajzën e saj të vogë Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte të ndodhte dhe njëherë.

Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE